Kishte fshehur mbi 16 mijë euro në ventilatorët e kondicionerëve të autobusit, dështon plani i shoferit që vinte nga Italia, policia i gjen paratë

Mos i humb

Pas një kontrolli të imtësishëm në një autobus që vinte nga Italia, policia në Portin e Durrësit ka gjetur 16.500 euro të fshehura në ventilatorët e kondicionerëve.

Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, shtetasi Sh. V., 55 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte drejtuesi i autobusit.

Gjithashtu shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisëkanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Scania”, me drejtues shtetasin H. K., 55 vjeç, banues në Milot.

Në pjesën e rimorkios të kamionit, u gjetën të fshehur 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin si synim kalimin ilegal drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, të cilët filluan procedimin penal për shtetasin H. K., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rrethe­ve Gjyqësore Durrës dhe Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit