Kisielewska institucioneve të Kosovës, mos humbni kohë me raporte, zbatoni rekomandimet

Mos i humb

Marzena Kisielewska udhëheqëse e Divizionit të Evropës Juglindore Marrëdhëniet Globale OBZHE, ka thënë se raporti i publikuar nga KIESA është një humbje kohe, shpenzim si dhe gjetje të njëjta tash e pesë vite për NVM-të.

Këto komente Kisielewska i bëri në lansimin e raportin “Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”.

Ndër të tjera, Kisielewska theksoi se ky raport është pasqyrë e vendit tuaj, prandaj duhet ti zbatoni rekomandimet e dhëna gjatë këtyre gjetjeve.

“Vendimet që janë të bëra nga qeveritë gjithandej në Evropë përshtaten me raportin e progresit dhe reformave ekonomike për vendet që janë ne procesin e negocimit. Është hera e pestë e gjetjeve të njëjta dhe humbje kohe si dhe shpenzime. Duhet të bëhen rekomandimet që kemi dhënë. Me punë efikase për politikëbërje. Ju duhet të jeni krenar si në Kosovë dhe rajon se pritet më shumë nga ju. Sa më shumë që përparoni dhe sa më e madhe të jetë vlera do të jetë më e vështirë. Të dhënat e vërteta dhe synimet janë në aspektin e vlerësimit rajonal. Secila prej tyre është e ndjekur nga shembulli i të arriturave. Kjo është një pasqyrë se çfarë po ndodhë në vendin tuaj me gjetjet kryesore”, tha ajo./KosovaPost.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit