Ministria e Tregtisë dhe Industrisë jep lajmin e mirë për bizneset e vogla

Mos i humb

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka lansuar raportin “Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”.

Me këtë rast, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bëri të ditur se ministria ka krijuar kushtet e nevojshme për ndërmarrësin kosovare.

Madje siç tha ai, janë implementuar një sërë masash për ndërmarrjet në vend, ku njoftoj ai se ministria është në përfundim të draftimit të ligjit të brendshëm për bizneset e cila do të jetë në kuadër të MSA-së.

“Zhvillimi i NVM është boshti kryesor i vendit tonë. Ne jemi përqendruar që të krijojmë kushtet e nevojshme për të forcuar ndërmarrësin kosovare. Bizneset e vogla kanë përballur barra të më të mëdha të tranzicionit prandaj që ta bëjë më të lehtë ne kemi ndërmarrë politika për të rritur shpirtin ndërmarrës të ndërmarrjeve tona. Ne kemi iniciuar një sërë masash, përmirësimi i financave, filluar programin mbështetës për produktet evropiane dhe me avancimin e tyre të kemi një treg. panaire ndërkombëtare për t’iu mundësuar kompanive që të gjejnë bashkëpunëtoret në BE. Themeluar skemën për prodhim të produkteve të tyre. Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Jemi në përfundim të draftimit të ligjit të brendshëm në kuadër të MSA-së”, ka thënë ministri Shala./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit