Kjo është arsyeja e ndalimit të Lushtakut nga autoritetet zvicerane

Mos i humb

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është liruar nga policia zvicerane, pasi ishte ndalur për disa minuta në aeroportin e Cyrihut.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Lushtaku, i cili dje u ndal në aeroportin e Cyrihut, është liruar pas gjysmë ore.

Arsyeja e ndaljes, ka qenë fletarrestimi që e ka lëshuar Serbia ndaj Lushtakut, si një eksponentët e lartë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Në janar të vitit 2017 edhe kryeministri Ramush Haradinaj ishte ndaluar në Zvicer teksa po udhëtonte drejt Francës. Ai madje qëndroi për disa javë në Strasburg të Francës derisa autoritetet e atjeshme vendosën të lirojnë.

E për këtë punë ka folur për Expresss edhe avokati i Sami Lushtakut. Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se ndalesa e Lushtakut ka qenë thjeshtë një procedurë e zakonshme.

“Është ndaluar për një orë të shkurtër. Policia e kanë kryer procedurën e verifikimit dhe pastaj e kanë liruar zotit Lushtaku. Ka qenë procedurë e thjeshtë”, ka thënë Kosci./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit