“Kjo qeveri varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë”, Partia e Lirisë mbështet protestat për rastin tragjik në Himarë: Është koha për t’i treguar këtij regjim kriminal se…

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me protestat e paralajmëruara nga shoqëria civile, pas tragjedisë së ndodhur sot në Himarë, ku një vogëlushe 7- vjeçare ka humbur jetën.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi ka njoftuar se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia e sotme.

Reagimi:

Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.

Është koha për t’i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit