Kocijançiç komenton deklaratën e Brnabiçit: Retorikat fyese janë kundër qasjes bashkëpunuese në rajon!

Mos i humb

BRUSSELS, BELGIUM – APRIL 13 : European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini’s spokesperson Maja Kocijancic speaks to media on Muhammad Kamaruzzaman’s execution in Brussels, Belgium on April 13, 2015. Dursun Aydemir / Anadolu Agency

Maja Kocijançiç zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini, është përgjigjur për Telegrafin se cili është qëndrimi i këtij institucioni pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, se në Kosovë, sipas saj “janë njerëz të dalë nga mali”.

Kocijançiç për Telegrafin ka thënë se çdo retorikë që është fyese, konfrontuese, ndarëse shkon kundër qasjes bashkëpunuese dhe pajtimit për të cilat gjëra ka nevojë rajoni, për të ecur përpara.

Zëdhënësja Kocijanciq theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrijë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme dhe afatgjate mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Siç tha ajo, status quo thjesht nuk është një opsion.

“Siç theksoi dje Përfaqësuesi i Lartë, ngjarjet e ditëve të kaluara tregojnë qartë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili ka filluar më shumë se tetë vjet më parë, duhet të arrijë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme dhe afatgjate mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe status quo thjesht nuk është një opsion”, ka thënë Kocijanciç

Ndryshe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë një konference për shtyp në Beograd, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE), ka lëshuar një fyerje të rëndë në drejtim të liderëve të Kosovës, duke thënë se “janë njerëz të dalë nga mali”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët serb fyejnë shqiptarët. Një gjë të tillë e kishte bërë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Daçiç i kishte quajtur politikanët në Prishtinë se “janë kukulla të cilat i drejton dikush nga jashtë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit