Kolegji zgjedhor rrëzon kërkesën e “Bashkë Fitojmë”

Mos i humb

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Kamëz, ku fitues rezultoi Rakip Suli i Partisë Socialiste.

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi sot kërkesën e paraqitur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që pretendonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore Bashkia Kamëz.

Po ashtu, koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkonte ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimin e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit.

Kolegji Zgjedhor, pasi dëgjoi pretendimet vendosi rrëzimin e kërkesave të paraqitur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Kështu, rezultati përfundimtar në Bashkinë Kamëz, ku votimi dhe numërimi ishte elektronik nxori fitues Rakip Sulin e Partisë Socialiste me 12 000 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit