Kolonët hebrenj kryen bastisje në Mesxhd-i Aksa

Mos i humb

Një grup hebrenjsh, nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë kanë kryer bastisje në Mesxhidi Aksa.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Vakëfeve në Kuds, Firas Dibs në deklaratën për AA-së tha se “101 kolonë hebrenj nën mbrojtjen e Izraelit kanë hyrë në Aksa nga porta Megaribe”.

Ai tha se në orët e mëngjesit është lejuar hyrja e 6 kolonëve hebrenj nën mbrojtjen e policisë. Dibs thekson se personat në fjalë kanë shëtitur në pjesë të ndryshme të mesxhidit dhe kanë kryer bastisje.

Forcat izraelite nga viti 2003 shoqërojnë kolonët hebrej në kompleksin e Al-Aksas ndërsa për muslimanët shpesh vendosin kufizime të moshës për hyrje. Për pretendimet se aty ndodhen mbetjet e tempullit të Solomonit, autoritetet izraelite kryejnë gërmime të fshehta nën kompleksin dhe me këtë rrezikojnë objektet historike.

Kubbetu-l Sahra dhe Mesxhidu-l Kiblej janë objektet kryesore brenda mureve të kompleksit të Al-Aksas, ku ndodhet edhe muzeu, medreseja dhe objekte të ndryshme. Pas Meshidu-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë, Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për muslimanët. Aksa është kibleja e parë e muslimanëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit