Chicago, protestë kundër luftës

Mos i humb

Në qytetin e Chicagos në SHBA u organizua protestë kundër luftës.

Në protestën e cila nisi në sheshin “Daley” morën pjesë më shumë se 200 aktivistë nga grupe të ndryshme. Folësit të cilët iu drejtuan pjesëmarrësve të mbledhur në shesh vunë në dukje se operacionet e kryera përtej kufijve nga SHBA-ja janë shkelje e të drejtave të njeriut. Ata kërkuan që paratë e shpenzuara për luftë të përdoren për punë, shëndetësi dhe edukim.

Pas fjalimeve, protestuesit kaluan përreth Bashkisë së Chikagos dhe marshuan deri në Përmendoren Logan që ndodhet në Parkun e Madh.

Protestuesit të cilët mbanin pankarta me mbishkrime “Jo luftës”, “Po emigrantë, jo luftë”, “Edhe pse nga larg, vrasja është vrasje”, gjatë gjithë rrugës brohoritën slogane si “Paratë tona duhet të shpenzohen për punë, edukim dhe shëndetësi, jo për policë e luftë”, “Edhe jeta e emigrantëve, zezakëve dhe të bardhëve është e vlefshme” dhe “Liri për palestinezët”.

Protesta, ku policia mori masa të gjera të sigurisë, përfundoi pa incidente./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit