Kolumbi, 17 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës

Mos i humb

Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Kolumbi humbën jetën 17 persona.

Deri te rrëshqitjet e tokës erdh pas shirave intensiv në zonën Rosas në rajonin Cauca në jug të Kolumbisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Njësia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Rrezikut (UNGRD), thuhet se vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe se në rajonin ku deri më tani janë plagosur 5 persona kanë gjetur trupat e pajetë të 17 personave të tjerë.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque vizitoi rajonin e goditur nga përmbytjet. Pasi inspektoi punimet në shtabin e krizave, Duque u shprehu ngushëllime familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit