Kolumbi, militantët e FARC-ut dorëzojnë 100 kg ari

Mos i humb

 

 

 

Grupi militanat kolumbian FARC u ka dorëzuar autoriteteve një tjetër sasi prej 100 kilogram ari që do të përdoret për të ndihmuar viktimat e konfliktit të armatosur 50 vjeçar, të cilit iu dha fund me marrëveshjen e paqes vitin e kaluar mes militantëve dhe forcave qeveritare të Kolumbisë.

FARC, ose Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, vitin e kaluar u pajtuan të braktisnin luftën e armatosur dhe dorëzuan armët.

Në përputhje me marrëveshjen, militantët e FARC-ut janë të detyruar të dorëzojnë të gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Ish-udhëheqësi i FARC-ut, Pastor Alape, tha se autoriteteve në Caucha u ka dorëzuar 100,166 kilogramë ari.

Deri më tani, FARC-u autoriteteve u ka dorëzuar një total prej 256 kilogram ari ndërsa më parë raportuan se zotërojnë 320 kilogramë ari.

Në gusht të vitit të kaluar, FARC-u publikoi listën e pasurive që duhej t’i dorëzoheshin autoriteteve për të ndihmuar viktimat e konfliktit disa dekadash.

Aty janë cekur pasuri të paluajtshme në vlerë prej 150 milionë dollarë dhe 320 kilogramë ari.

Publikimi i listës të pasurisë së FARC-ut shkaktoi debate të nxehta dhe kritika në opinionin kolumbian, sepse, përveç pasurive të vlefshme të patundshmërisë dhe arit, aty u gjetën objekte si aparat për lëngje, filxhane të kafesë, enë për krip dhe sheqer.

Një pjesë e mirë e opinionit mendon se me këtë listë, FARC-u është tallur dhe ka luajtur me viktimat e konfliktit të armatosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit