Komanda Hapësinore e SHBA-së konfirmon se meteori ndëryjor ka goditur Tokën

Mos i humb

Komanda Hapësinore e SHBA-së ka konfirmuar se shkencëtarët zbuluan meteorin e parë ndëryjor që ka goditur Tokën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar një dokument të Komandës Hapësinore të SHBA-së, CNN tha se meteori, i cili njihet si CNEOS 2014-01-08, ra përgjatë bregut verilindor të Papua Guinesë së Re më 8 janar të vitit 2014.

Media raportoi se zbulimi erdhi si një surprizë për Amir Siraj-n, i cili e identifikoi objektin si një meteor ndëryjor në një studim të vitit 2019, ku ai ishte bashkë-autor derisa studionte në Universitetin e Havardit.

Siraj po punonte me profesorin e shkencës nga Universiteti i Harvardit, Abraham Loeb-in, për të hetuar objektin “Oumuamua”, objekti i parë i njohur ndëryjor i sistemit diellor i zbuluar në vitin 2017.

Loeb dhe Siraj arritën të publikojnë zbulimet e tyre në një revistë, sepse të dhënat e tyre erdhën nga baza e të dhënave të NASA-s mbi CNEOS-it, por zbulimet nuk përfshijnë informacione të tilla si saktësia e matjeve.

Pas vitesh përpjekjesh për të marrë informacionin e nevojshëm, ata morën konfirmim zyrtar nga zv/komandanti i Komandës Hapësinore të SHBA-së, John Shaw, se në fakt ishte një meteor ndëryjor.

Komanda Hapësinore është pjesë e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe është përgjegjëse për operacionet ushtarake në hapësirën kozmike.

Një meteor ndëryjor është shkëmb hapësinor që e ka origjinën nga jashtë sistemit tonë diellor, respektivisht konsiderohet si një dukuri e rrallë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit