Komandanti i Bondsteel-it nuk beson që ushtria do të krijohet me 28 nëntor

Mos i humb

Komandani në largim i kampit “Bondsteel” Nik Ducich, ka dhënë një intervistë për median serbe “Tanjug”.

Në këtë intervistë ai u pyet edhe për informacionin se nëse ushtria e Kosovës do të krijohet me 28 nëntor.

Ducich u përgjigj duke thënë se nuk beson se qeveria e Kosovës do të shpallin krijimin e ushtrisë pikërisht me datën 28 nëntor.

Ai u pyet se nëse KFOR-i është i gatshëm për të ndaluar ndonjë konflikt në rast të shpalljes së ushtrisë.

“Nuk pres ndonjë vështirësi, konflikt apo dhunë” u përgjigje shkurt komandanti.

Nik Ducich do të zëvendësohet nga koloneli Roy Makareg në krye të kampit “Bondsteel”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit