Komisioni i Jashtëm, seancë dëgjimore me kandidaten për ambasadore në Kroaci

Mos i humb

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot një dëgjesë me Donika Hoxhën, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Kroaci, rezident dhe ambasadore në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Kandidatura u paraqit nga Armand Skapi, Sekretar i Përgjithshëm, i cili bëri një përmbledhje të formimit akademik dhe eksperiencën diplomatike të Hoxhës.

Në vijim, Hoxha prezantoi vizionin, prioritetet dhe objektivat që synon të realizojë për thellimin dhe promovimin e bashkëpunimit strategjik në fusha me interes të përbashkët për të dyja vendet.

“Do të vija në krye të punëve të mia dy projekte dhe do të nxisja zbatimin e tyre. Janë dy korridore tepër të rëndësishëm, që mund të konsiderohen një projekt i vetëm i ndërlidhjes rrugore, por edhe energjetike. “Korridori blu”, autostrada Adriatiko-Joniane dhe gazësjellësi Adriatiko-Jonian, janë shumë të rëndësishme jo vetëm për vendet tona, por për ndërlidhjen dhe sigurinë energjetike të të gjithë rajonit”, u shpreh Hoxha.

Mbledhja vijoi me komente dhe diskutime të anëtarëve të komisionit dhe në përfundim kryetarja e komisionit Mimi Kodheli njoftoi se Presidentit të Republikës do t’i përcillet një opinion pozitiv mbi kandidaturën e Hoxhës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit