
Është realizuar formimi i grupeve punuese për monitorim të ligjeve për trashëgëmi kulturore, arsim parauniversitar dhe mbikëqyrjen e Inspektoratit të Arsimit.
Ky formim i grupeve është bërë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Komisioni ka analizuar gjëndjen e arsimit në gjysëmvjetorin e dytë.
Ismajl Kurteshi, kryetar i komisionit tha se për kaosin e krijuar në janar me grevën, duhet të mundësohet kompensimi i orëve të humbura.
“Sindikata duhet ta rishqyrtoj vendimin e saj dhe të mundësohet kompensimini orëve të mësimit të humbura në janar”, tha Kurteshi.
Komisioni sipas tij, duhet të jetë një lloj ndërmjetësuesi mes SBASHK dhe MASHT për zgjidhjen e këtij problemi lidhur me kompensimin e arsimit.
Teuta Haxhiu, anëtare e komisionit, theksoi se zëvendësimi i orëve të humbura të mësimit me vendim të MAShT është i drejt.
“Është mirë që sindikata e arsimit të jetë unike, që mos të ketë laramani për kompensimin e mësimit të humbur”, tha Haxhiu.
Driton Caushi, anëtar në Komisioni, tha se ky kundërshtim i vendimit të MASHT është i pa përgjegjshëm nga SBASHK.
Lulejeta Veseli, anëtare e komisionit deklaroi se kompensimi i mësimit në disa komuna dhe në disa jo, kjo tregon një politizim të arsimit në Kosovë, shkruan kosovapress.
Komisioni vendosi që të premten e ardhshme në orën 11: 00 që të raportojnë në këtë komision, SBAShK- dhe ministri i Arsimit lidhur kontestimin e zëvendësimet të orëve të mësimit.


