Komisioni për TIMS, Gogu-Salianjit: Sot është dita e ekspertëve, jo e gjyqit të radhës

Mos i humb

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, ka nisur me diskutime mbi planin hetimor të propozuar nga ekspertët, por që nuk kanë dalë me plan të përbashkët.

“Tre ekspertë kanë gjetur dakordësi për planin, teksa eksperti i katërt ka plan tjetër hetimor. T’i dëgjojmë planet hetimore të paraqitura”, tha deputeti i PD, Ervin Salianji, kryetar i komisionit.

“Ju po ju duket sikur zonja në fjalë ka planin e saj, unë se kam këtë ndjesi, prandaj duhet ta lejojmë ta dëgjojmë”, u shpreh nënkryetari i komisionit, deputeti i PS, Toni Gogu.

“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu.

Komisioni hetimor parlamentar “Tims” ka në fokus hetimin e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS.

Për hetimin parlamentar janë kërkuar dokumente dhe informacione shtesë nga një sërë institucionesh shtetërore si Kryeministria, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, SPAK dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Komisioni hetimor u ngrit me kërkesën e Partisë Demokratike.

Seanca po vijon me debate për planin hetimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit