Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese miratoi projektrezolutën për punën e ERRU

Mos i humb

Në drejtimin e kryetarit Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura për vitin 2022”.

Kryetari Pëllumbi, në fillim të mbledhjes, tha se shqyrtimi i rezolutës vjen pas prezantimit të raportit të ERRU për vitin 2022 nga kryetrari i ERRU Robert Shani në komision, si edhe pas diskutimeve mbi këtë raport.

Në cilësinë e relatorit, deputeti Ismet Beqiraj, i beri me dije anëtarëve të komisionit, propozimet e bëra mbi këtë projektrezolutë, të cilat janë përkatësisht 11 rekomandime. Në fjalën e tij Beqiraj u shpreh se rekomandimet e propozuara për këtë institucion, janë për përmirësimin e këtij shërbimi dhe veprimtarisë së këtij institucioni publik me shumë rëndësi për qytetarët, siç është uji i pijshëm dhe trajtimi dhe largimi i ujërave të ndotura. Këto rekomandime të cilat janë bërë në bashkëpunim me Shërbimin e Monitorimit në Kuvend, do të shërbejnë si objektiva për ERRU, për vitin ushtrimor në të cilin jemi aktualisht, 2023.

“Ajo që është me rëndësi në Rekomandimet e vitit 2023, janë të përfshira edhe ato rekomandime të cilat kanë qënë edhe në vitin 2022, por që kanë qënë pjesërisht të realizuara”, theksoi Beqiraj.

Pas diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, anëtarë e komisionit e miratuan projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura për vitin 2022”.

Po ashtu, kryetari i komisionit Pëllumbi, u shpreh se të dyja komisionet për dhënie mendimi, komisioni i Ekonomisë dhe komisioni i Ligjeve i ka rrëzuar të dyja nismat e deputetit Petrit Vasili, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”” dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme””. Në cilësinë e komisionit përgjegjës, Pëllumbi i hodhi të dyja nismat në votim, ku u rrëzuan me votë nga anëtarët e komisionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit