ZYRIH – Çmimi i aksioneve të bankës zvicerane UBS bie me 13,5 për qind

Mos i humb

Çmimi i aksioneve të bankës zvicerane UBS shënoi rënie me rreth 13,5 për qind pas blerjes së rivalit të saj Credit Suisse, e cila ishte në telashe të thella financiare.

Çmimi i aksioneve të UBS-së ra në 14,81 franga zvicerane (15,94 dollarë) që nga orët e mëngjesit të ditës së sotme, nga 17,20 franga (18,51 dollarë) në mbylljen e tregut të premten.

Vendimi për blerjen u njoftua nga qeveria zvicerane të dielën vonë.

Në përpjekje për të reduktuar çdo rrezik për UBS, qeveria federale gjithashtu i jep bankës një garanci prej nëntë miliardë frangash zvicerane (9.79 miliardë dollarë) për të mbuluar humbjet e mundshme.

Presidenti zviceran, Alain Berset, deklaroi se vendimi për blerje ishte zgjidhja më e mirë për kthimin e besimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit