Kompania ajrore me buxhet të ulët inauguron shërbimin Ankara-Bagdad

Mos i humb

Kompania ajrore e parë me buxhet të ulët në Irak, Fly Baghdad, të hënën filloi fluturimet nga Bagdadi për në Ankara dhe anasjelltas, me ceremoninë zyrtare të prezantimit të linjës së rregullt ajrore në aeroportin Esenboğa të Ankarasë.

“Kompania Fly Baghdad do të ofrojë shërbimet e veta në relacion Bagdad –Ankara dy herë në javë, të hënën dhe të premten”, deklaroi drejtuesja e kompanisë për Turqinë, Müjgan Dikmen.

Ajo shtoi se avioni i parë nga Bagdadi në Ankara ateroi me një vonesë dy orëshe nga shkaku i kushteve të këqija të motit.

“Secili fluturim sjellë mundësi të reja, kulturë të re, të mira materiale për njerëzit”, deklaroi Murat Soylu, zyrtarë i lartë i aeroportit Esenboğa, për të shtuar se kanë shtuar përpjekjet për tërheqje të sa më shumë fluturimeve nga jashtë për në Ankara./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit