Kompanitë ajrore ofrojnë çmime të ulëta për fluturimet nga Zvicra

Mos i humb

Përderisa udhëtimet verore duket se do të ndodhin këtë verë, fluturimet nga Zvicra po bëhen më të lira, të paktën tani për tani.

Trafiku ajror pothuajse u bllokua në vitin 2020 për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, një rritje e madhe në udhëtimet ndërkombëtare pritet këtë verë, pasi shumë vende po lehtësojnë kufizimet e tyre të hyrjes dhe kompanitë ajrore me bazë në aeroportet zvicerane po shtojnë fluturime të reja në oraret e tyre.

Për të tërhequr klientë pas 18 muajsh aktivitet shumë të ngadaltë, linjat ajrore po ulin çmimet e tyre në disa linja.

Kjo do të thotë që nëse jeni duke planifikuar një pushim jashtë vendit, ju do të jeni në gjendje – në varësi të destinacionit tuaj, natyrisht – të blini bileta për më pak se 100 franga.

Fluturimet janë më të lira tani se sa ishin në të njëjtën periudhë në 2019 sepse nivelet e përdorimit të shumë avionëve janë ende të ulëta.

Sidoqoftë, çmimet do të rriten posa të rimëkëmbet kërkesa për udhëtime ajrore

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit