Kompensim 10 lekë, eksperti: Qeveria i vë “stërkëmbësh” fermerëve

Mos i humb

Eksperti fiskal, Eduard Sharka ka sqaruar sot publikisht arsyet pse fermerët shqiptarë janë skeptikë ndaj nismave të fundit të qeverisë.

Ai tha se skema e subvencionimit prej 10 lekësh për fermerët nuk ka lidhje me TVSH-së për produktet bujqësore, por nëse ajo njihet si TVSH e akredituar e prish skemën e TVSH.

“Skema e subvencionimt është antikushtetuese. Skema e subvencionimit nga shteti nëse njihet si TVSH e akreditueshme prish skemën e TVSH. Pra, një operator duhet të ketë një marxh fitimi 30% të mbajnë vetë 10 % dhe pjesën tjetër duhet t’ja japë shtetit. Fermerët sot po paguajnë 7 herë më shumë. Kanë të drejtë që janë skeptikë. E marrim për qumështin, deri dje shitej me 45 lekë,tani tregtari detyrohet ta ulë 6,2 lekë për liter. Deri tani këtë çmim fermeri e merrte në dorë kur shiste qumështin. Qeveria me skemën e saj thotë që do i rikthejë këtë 6,2 lekë që fermeri e kishte në xhep. Pra i bie që tani tregtari të paguajë 20 % të xhiros. Qeveria thotë merrja nga xhepi fermerit dhe jepja tregtarit”,- sqaroi eksperti.

Ai mbështeti më tej protestat e fermerëve dhe tha se kjo nismë e re është një “stërkëmbësh” që qeveria po iu vë fermerëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit