Komuna e Prizrenit, demanton shpifjet e PDK-së e AAK-së, lopët qumështore janë nga Sllovenia

Mos i humb

Komuna e Prizrenit, ka reaguar ndaj dezinformatave, shpifjeve të disa zyrtarëve të PDK-së dhe AAK-së, lidhur me prejardhjen e lopëve qumështore të shpërndara dje për qytetarët. Nëpërmes një komunikate për media, Komuna e Prizrenit, demanton shpifjet se lopët kanë prejardhje nga Serbia, derisa sqaron opinionin se Sllovenia është vendi i origjinës së tyre.

“Disa zyrtarë të PDK-së dhe AAK-së kanë dezinformuar opinion publik duke shpifur kinse lopët qumështore janë me prejardhje nga Serbia.Origjina e kafshëve identifikohet nga shenjat identifikuese të kafshëve (vathët – matrikujt e vendosura në vesh) dhe dokumentacionet përcjellëse si pasaporta dhe certifikata shëndetësore veterinare, dhe jo nga targat e mjetit transportues. Pra, 99 krerë që Komuna e Prizrenit i ka shpërndarë fermerëve, kanë prejardhje nga Sllovakia dhe këtë e vërteton edhe pasaporta e kafshës në foto”, thuhet n, thuhet në komunikatën e Komunës së Prizrenit.

Në komunikatë, thuhet më tej se transporti i kafshëve bëhet nga operatori ekonomik , sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi.

“Sa i përket transportit të kafshëve, ai bëhet nga operatori ekonomik sipas standardeve evropiane dhe dispozitave ligjore në fuqi, duke i plotësuar kushtet si ndriçimi, ajrosja, ushqimi dhe uji i pijes, ndërsa operatori është i obliguar që ta përdorë mjetin transportues konform këtyre dispozitave ligjore. Gjithashtu sipas Ligjit për Prokurimin Publik, Komuna duhet t’i trajtojë operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe nuk mund të përcaktojë kritere diskriminuese, në këtë rast të përcaktojë regjistrimin e mjetit transportues”, sqaron komunikata.

“Të gjitha këto pretendime janë me qëllim që t’i vëjnë hije një procesi mjaft transparent dhe profesional në përzgjedhjen e fermerëve përfitues të komunës sonë. Ndryshe nga sivjet kur patëm numër rekord të aplikuesve, në vitin 2016 kur ishte qeverisja e kaluar nuk ka pasur as thirrje publike dhe shpërndarja është bërë në baza partiake, ndërsa në vitin 2017 projekti nuk është realizuar fare.Ne do të vazhdojmë me punën tonë, ndërsa për shpifësit veçse i kemi filluar procedurat për padi në Gjykatë”, thuhet në fund të komunikatës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit