
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nënshkruan sot marrëveshjen për bashkëfinancim për restaurimin e disa prej objekteve kulturore të Suharekës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shkruan se komuna do të punojë në këtë fushë në mënyrë që e kalura jonë të ruhet dhe në të njëjtën kohë të respektohet.
Ndryshe, në kuadër të kësaj marrëveshje do të bëhet restaurimi i Kullës së Ramë Bllacës, Shtëpisë së Heroit Fadil Vata dhe Kullës së Familjes Tafolli.
Ky është postimi i plotë:
“Sot me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi, kemi nënshkruar marrëveshjet për bashkëfinancim për restaurimin e Kullës së Ramë Bllacës, Shtëpisë së Heroit Fadil Vata dhe Kullës së Familjes Tafolli. Jam i përkushtuar të punoj që e kaluara jonë të respektohet”, ka shkruar Bali Muharremaj.


