Komuna e Suharekës së bashku me Halil Kastratin do të ndërtojnë 15 shtëpi

Mos i humb

Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të udhëhequr nga Humanisti Halil Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi, për ndërtimin e 15 shtëpive për familjet skamnore në Komunën e Suharekës për vitin 2019.

“Me Humanistin Halil Kastrati sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit, për ndërtimin e këtyre shtëpive ku Komuna e Suharekës financon me 50.000 euro”, kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, derisa është shprehur se ky veprim do të jetë motivim për punën në vazhdim.

“Me Humanistin Halil Kastrati sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit, për ndërtimin e këtyre shtëpive ku Komuna e Suharekës financon me 50.000 euro, ndërsa pjesën tjetër e financon Shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Ky lajm i jashtëzakonshëm është më se i mirëpritur për qytetarët tanë. Kjo na i gëzon zemrat dhe na jep motiv të punojmë më shumë”, ka shkruajtur kryetari Muharremj. /Kosova Post/

Fotografia e Bali Muharremaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit