Komunat me zor drejt BE-së

Mos i humb

Komunat e Kosovës ende si kanë përmbushur mbi 30 për qind të kritereve bazë që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) për integrimet europiane. Dështimet më të mëdha janë në sferën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe të pronës rurale.

Deri tani llogaritet se komunat kanë përmbushur 67 për qind të kritereve të BE-së të kërkuara nga to, por që të gjitha kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve teorike.

Kur të dilet në aplikimin e këtyre kritereve në praktikë, atëherë do të vihen në pah sfidat më të mëdha, thonë njohësit e kësaj fushe.

MSA-ja, një dokument i ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës në nëntor 2015, e obligon Kosovën të ndërmarrë një varg masash dhe reformash me qëllim të integrimit në Bashkimin Europian (BE). Janë 146 masa që bien nën përgjegjësinë e komunave të Kosovës.

Të gjitha kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova, e rrjedhimisht edhe niveli lokal që dalin nga MSA-ja, ndahen në kritere ekonomike, politike dhe ato të standardeve europiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit