Komunat veriore, pa kryetar e pa zgjedhje

Mos i humb

Komunat veriore kanë mbetur pa kryetar tash e 11 ditë, por Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ende nuk ka marrë vendim nëse do të pranohen dorëheqjet dhe të shpallen zgjedhjet e reja në ato komuna.

Zyrtarët nga kjo Ministri kanë thënë për gazetën “Zëri” se Zyra Ligjore është duke i vlerësuar dorëheqjet.

Kanë kaluar 11 ditë qëkur kanë dhënë dorëheqje kryetarët e katër komunave veriore, por Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ende nuk ka marrë vendim nëse do të pranohen dorëheqjet dhe të shpallen zgjedhjet e reja në ato komuna.

Zyrtarët nga kjo Ministri kanë thënë se Zyra Ligjore është duke i vlerësuar dorëheqjet.

Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se kryetarët e katër komunave veriore i janë referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”, prandaj sipas burimeve brenda Qeverisë këto dorëheqje nuk mund të pranohen dhe kështu nuk në këtë kohë nuk do të shpallen zgjedhjet për ato komuna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit