“Komuniteti ndërkombëtar të mbështesë Turqinë në çështjen e refugjatëve sirianë”

Mos i humb

Presidenti i Sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Tijjani Muhammad-Bande ka deklaruar se kriza e refugjatëve sirianë është një problem i të gjithë botës dhe jo vetëm i Turqisë.

Në një prononcim për (AA) në Zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës ku ai ndodhet për të marrë pjesë në seancën e 43 të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Bande rikujtoi se lufta e brendshme në Siri vazhdon prej një kohe të gjatë.

Ai tha se Këshilli OKB-së për të Drejtat e Njeriut nën çatinë e OKB-së vazhdon bisedimet për përfundimin e luftës në Siri dhe se OKB-ja po përpiqet të bëjë më të mirën.

“Turqia strehon miliona sirianë dhe e gjithë bota e mirëpret këtë”, tha Bande i cili bën thirrje për vazhdimin e mbështetjes së dhënë ndaj Turqisë për refugjatët. Ai theksoi se kjo mbështetje është e nevojshme që fëmijët sirianë të mund të vazhdojnë shkollimin e tyre.

Bande tërhoqi vëmendjen se duhet të gjendet një zgjidhje në të gjitha aspektet për problemin e refugjatëve sirianë. “Zgjidhja më e mirë është gjetja e një zgjidhjeje politike ndaj luftës që ka sjellë popullin (sirian) në këtë situatë. Gjithashtu duhet të jepet mbështetje për Turqinë”, shtoi ai.

  • “Ky nuk është problemi i Turqisë”

Bande i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë Turqinë. “Kategorikisht ky nuk është problemi i Turqisë. Nuk është problem i Sirisë. Por, është problem global. Duhet të ofrohet mbështetje ndaj vendeve të tilla si Turqia dhe Bangladeshi të cilat strehojnë refugjatë sepse këto vende e bëjnë këtë në emër të të gjitha vendeve. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ai.

Bande nënvizoi se është urgjente dhe e nevojshme që Zyra për Koordinim Humanitar e OKB-së (OCHA) dhe i gjithë sistemi i OKB-së të marrë më shumë përgjegjësi për t‘i dhënë fund luftës së brendshme e cila vazhdon prej një kohe të gjatë në Siri. Bashkë me këtë OCHA ka bërë më të mundurën për çështjen e ndihmave humanitare në terren në rajonin Idlib.

Ai potencoi se vendet anëtare po vazhdojnë bisedimet për ndryshimin e sistemit të përbërë nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bande shprehu dëshirën se ndryshimi i strukturës së Këshillit të realizohet gjatë periudhës së detyrës së tij.

Gjithashtu Bande theksoi se reformat në OKB mund të realizohen hap pas hapi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit