Konferenca e Sigurisë në Mynih, Johnson: Ka ende një shans për të shmangur gjakderdhjen në Ukrainë, perëndimi të tregojë unitet më të fortë

Mos i humb

“Perëndimit do t’i duhet të tregojë unitet për të bindur presidentin rus Vladimir Putin të shmangë një pushtim ‘katastrofik’ të Ukrainës”, kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson.

Komentet e Johnson vijnë pas konfliktit të zhvilluar në Ukrainë, ndërsa në Mynih është zhvilluar konferenca e Sigurisë.

Rritja e tensioneve dhe shqetësimet e perëndimit se Rusia do të pushtojë fqinjin e saj janë tema kryesore e konferencës së Sigurisë.

“Ka ende një shans për të shmangur gjakderdhje të panevojshme, por do të duhet një unitet i fortë dhe një solidaritet më i lartë nga Perëndimi , ndryshe nga ajo çfarë kemi parë deri më tani”, ka thënë kryeministri britanik në një deklaratë për mediat, pak para nisjes së konferencës së Sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit