Konfirmohen rastet e para me variantin e ri të Covid në Holandë dhe Gjermani

Mos i humb

Pas Belgjikës, ka dyshime të forta se një rast i variantit të ri e shumë më frikësues të korovirusit është diktuar dhe në Gjermani, ndërsa gjashtëdhjetë e një persona që mbërritën nga Afrika e Jugut në aeroportin Schiphol në Amsterdam rezultuan pozitivë me Covid.

Të gjithë personat që rezultuan pozitivë u karantinuan në një hotel pranë këtij aeroporti. Tani autoritetet po analizojnë testet për të parë dhe sa persona të tjerë janë infektuar me variantin e ri.

Rasti i parë në Gjermani me variantin e ri është një pasagjer që mbërriti në Gjermani nga Afrika e Jugut.

Ka shumë të ngjarë që lloji i ri i koronavirusit të ketë mbërritur në Gjermani”, tha Kai Klose, Ministër i Çështjeve Sociale të shtetit gjerman të Hesse, në Twitter sot, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shtetet e BE-së vendosën një ditë më parë të pezullojnë të gjitha udhëtimet që vijnë nga shtetet e pjesës jugore të Afrikës, me shpresën të frenojnë përhapjen e variantit të ri.

Ndalesa prek vendei si Botsvana, Esvatini, Lesoto, Mozambik, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit