Zaev dha dorëheqje, LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedhë kryetarin e ri

Mos i humb

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin. Ky i fundit dha dorëheqje nga posti. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon nesër dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon nesër dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen online.

Pas zgjedhjes së liderit të ri do të zgjidhen edhe organet e partisë. Zaevi në mbledhjen e KQ-së, siç ka thënë Kuzeska ka informuar se shumica parlamentare është e qëndrueshme, ka 61 deputetë dhe pret të krijohen mundësi që të rritet me qëllim të ruhet edhe kursi evropian i vendit. “KQ konsideron se ka hapësirë për bisedime për përfshirjen e Alternativës në bazë të parimeve dhe vlerave dhe është kaluar kjo në kompetenca të Zaevit”, ka thënë Kuzeska.

E pyetur se cili do të jetë roli i Zaevit në LSDM pas largimit nga vendi i liderit, Kuzeska ka thënë se “ai do të jetë anëtar aktiv i cili çdoherë do të punojë në interes të partisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit