Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Zvicër

Mos i humb

Autoritetet zvicerane konfirmuan tre raste të reja të koronavirusit të enjten, duke bërë kështu gjithsej katër persona me koronavirus.

Dy raste të koronavirusit u konfirmuan nga autoritetet kantonale Graubünden në Zvicrën juglindore të enjten. Të dy personat tregojnë simptoma dhe janë shtruar në spital, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kantoni Gjenevë konfirmoi gjithashtu një rast të enjten. Një burrë 28-vjeçar aktualisht është në spital, por paraqet simptoma të lehta. Departamenti i Sigurisë, Punësimit dhe Shëndetit të Gjenevës tha të enjten se një punonjës i IT 28-vjeçar që ishte kthyer kohët e fundit nga Milano, Itali, kishte testuar pozitivisht për koronavirusin e ri.

Burri u kthye tre ditë më parë nga Milano dhe kontaktoi mjekun e tij i cili bëri një provë, tha një zëdhënës për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA, shkruan swisinfo.

Rasti i parë i Zvicrës u konfirmua të martën. Një burrë në të shtatëdhjetat e tij u infektua, gjithashtu në rajonin e Milanos, gjatë një ngjarje më 15 shkurt. Pensionisti nga kantoni jugor i Ticino, është në izolim në një klinikë në Lugano dhe raportohet se po shkon mirë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit