Sulm i armatosur në SHBA, 7 të vdekur

Mos i humb

Sipas të dhënave paraprake njoftohet se 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin Milwaukee në rajonin Wisconsin të SHBA-së (AA).

Në lajmet në shtypin lokal thuhet se në sulmin e armatosur të ndodhur në Milwaukee kanë humbur jetën 7 persona përfshirë edhe agresorin.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Departamentit të Policisë së Milwaukee, theksohet se policia ka ndërhyrë ndaj “një ngjarjeje kritike” dhe se nga qytetarët është kërkuar që të qëndrojnë larg zonës.

Ndërkohë lidhur me arsyen e sulmit dhe identitetin e agresorit ende nuk është bërë ndonjë deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit