Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Greqi

Mos i humb

Rasti i parë i lisë së majmunit është konfirmuar në Greqi. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në vend duke cituar autoritetet e shëndetit.

Bëhet fjalë për një burrë që kishte udhëtuar nga Portugalia dhe shkoi me simptoma në spitalin “Andreas Syggros”.

Pacienti është duke marrë kujdes shëndetësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Siç theksohet në njoftimin e autoriteteve të Shëndetit në vend, testi fillestar i kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik të Organizatës për speciet e virusit ortopoks jo-variola, ku përfshihet edhe virusi i lisë së majmunit, ka rezultuar pozitiv.

Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës së Mjekësisë të AUTH-së për konfirmimin gjenomik të virusit të lisë së majmunit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit