“Rama na dha mbi 20 detyra”, Ahmetaj: Abuzimet me çmimet do të luftohen në çdo mënyrë

Mos i humb

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë për mediat ku sqaroi vendimet e marra në mbledhjen e fundit të qeverisë.

“Nëse keni interes se çfarë bëjnë qytetarët dua të ndaj me ju se qeveria ka menduar për ato paketa që janë publike dhe në funksion.

Shqipëria e ka inflacionin 6.2%, pra më të ulët se rajoni dhe kjo ka të bëjë me paketën e subvencionimit të qeverisë.

Kur pyesin dhe specialistët pse është më e ulët kjo i shkon paketave të qeverisë.

Është një krizë globale fatkeqësisht që e ka gjenezën në Ukrainë me invazionin rus.

Po luftohet për të arritur që të sigurohen rrugët për grurin, naftën apo produkte të tjera.

Kur kriza globale e preson tregun, ne jemi treg i hapur dhe kemi konsekuenca.

Është një krizë që nuk i dihet fundi por qeveria është e përgatitur për të marrë masa”, u përgjigj Ahmetaj.

Sa i përket vijueshmërisë së ekzistencës së Bordit të Transparencës, zëvendëskryeministri e konfirmoi këtë gjë, duke lënë të kuptohet se abuzimet me çmimet do të luftohen në çdo mënyrë.

“Qeveria punon çdo ditë dhe morëm mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha për kabinetin në raport me ndjekjen e politikave për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu dhe bllokimi i rrugëve të furnizimit.

Por qeveria do ti përdorë të gjithë instrumentet e duhura për të frenuar rritjen abuzive të çmimeve. Çdo instrument që vlen për të frenuar abuzimet do të funksionojë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit