Konflikt në një burg të Brazilit, 9 të vdekur

Mos i humb

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në një konflikt fizik që ndodhi dje në një burg në shtetin Goias të Brazilit.

Zyrtarët e policisë në Brazil thanë se përplasja midis grupeve rivale kriminale ndodhi në ditën e parë të vitit 2018 në burgun Colonia Agroindustrial.

Gjatë konfliktit, të burgosurit ndezën shtretërit dhe shkaktuan një zjarr të cilin ekipet zjarrfikëse e shuan pas një operacioni disa orësh.

Në incident, kanë humbur të paktën nëntë persona dhe 14 të tjerë u plagosën. Konflikti dhe zjarri shkaktuan kaos në kompleksin e burgut nga i cili me këtë rast u arratisën së paku 106 të burgosur.

Policia arrestoi 29 të arratisur, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 77 të arratisur të tjerë.

Konfliktet në burgje dhe trazirat nuk janë të rralla në Brazil, ku vitin e kaluar, rebelimi më i madh ndodhi në burgun Ansio Jobim në rajonin e Amazonas, ku si pasojë 56 persona gjetën vdekjen./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit