Protestat në Iran, paralajmërim për dënime më të rënda për pjesëmarrësit

Mos i humb

Kreu i Gjykatës Revolucionare në Teheran, Musa Gazanfer Abadi, njoftoi se protestuesit të cilët marrin pjesë në protesta pas ditës së tretë do të ndëshkohen me dënime më të rënda.

“Dënimet e protestuesve të arrestuar që kanë marrë pjesë në protesta në ditën e tretë dhe ditët në vijim, do të jenë më të rënda. Sepse, përkundër asaj se Ministria e Brendshme protestat i ka shpallur të paautorizuara, këto njerëz me dashje dhe qëllimisht tentojnë të nxjerrin trazira në shoqëri”, tha Abadi, duke folur për agjencinë Tesnim.

Ai duke theksuar se në ditët në vijim pjesëmarrjet në protesta nuk do të vlerësohen si “përdorimi i së drejtës qytetare”, tha se “Në të kundërtën këta persona, do të pranohen si persona që synojnë themelet e regjimit. Të arrestuarit do të mund të akuzohen me akuza të rënda si sulm ndaj sigurisë kombëtare dhe dëmtimi i pronës publike”.

Abadi gjithashtu tregoi se protestuesit të arrestuar do të gjykohen menjëherë. Ai pohoi se kanë identifikuar lidhjet e një “protestuesi që ka udhëhequr njërën nga protestat dhe është arrestuar” me shërbimet e huaja të inteligjencës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit