Konflikt për pronën në një familje në Durrës, arrestohen tre persona

Mos i humb

Një sherr për motive pronësie ka agravuar në përdorimin e dhunës në Durrës, e për pasojë 3 persona janë arrestuar, dhe një tjetër është proceduar nga ana e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Sukth ku pas një sherri për motive pronësie personat e arrestuar kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 60 vjeç, K. B., 67 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 24 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasen S. B., 52 vjeçe, pasi në Sukth, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit