Gjatë aktivitetit u theksua puna që Kongresi Rinor Kombëtar ka bërë për agjenden “Rinia, Paqja dhe Siguria” së bashku me UNAA në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Dhe gjithashtu u diskutuan rreziqet dhe kërcënimet që Republika e Shqipërisë dhe shqiptarët në Rajon kanë hasur në një moment ku në të gjithë botën ka eskalim të rreziqeve si dhe çfarë po bën ne duke bashkëpunuar me palë të ndryshme si dhe me struktura si motra për t’i paraprirë këtyre rreziqeve. Priska ndau me ne disa detaje nga eventi në SHBA.
“Aktualisht, një hije e reve që përbëhet nga frika dhe kërcënimet është ajo që mbulon pjesën më të madhe të planetit. Në gjithë këtë qiell të zymtë, ne besojmë se më mirë se kushdo, janë të rinjtë ata që mund të gjejnë dritën për t’i ngritur këto re dhe për t’i lënë rrezet të tejçojnë shpresë. Kjo është arsyeja pse, Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë në partneritet me UNAA, në kuadër të TEYC2022 ka punuar përgjatë gjatë vitit të fundit për të krijuar mekanizmat për zbatimin e axhendës së Rinisë, Paqjes dhe Sigurisë në Shqipëri dhe në rajon me homologët tanë”, u shpreh Klajdi Priska, Përgjegjës Politikash, KRK, Koordinator Programi “Rinia bën Ekonomi Krijuese dhe Novacion”, “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.


