
Deputeti i VV -së Glauk Konjufca ka folur mbi koalicionin me LDK-në dhe mbi marrëveshjen për postin e kryeministrit.
Ai ka treguar se cila do të ishte dyshja perfekte në politikën kosovare.
“Ka me u ba mirë për Kosovën po të jetë kryeministër Albin Kurti dhe të kontrollohet nga Vjosa Osmani si kryetare parlamenti, do të shkonte gjithçka mirë .Kur këta të dy të bashkëvepronin me njëri-tjetrin do të ishte dyshja perfekte në politikën kosovare” ka theksuar ai .
Ai shtoi se nevojitet guximi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani nga lart e cila e merr në pyetje atë.
“Albini me guximin e tij, por një Vjosa Osmani e cila ulet lartë dhe e merr në pyetje Albin Kurtin e ia tregon atij kornizat e parlamentarizmit. E këta të dy bashkëpunojnë me njëri-tjetrin do të kishim një politikë ndryshe në Kosovë ” tha deputeti i VV-së
Konjufca foli edhe për problematikat me të cilat po shoqërohet LDK-ja si dhe mbi vendimin perfekt që ata mund të merrnin në lidhje me qeverisjen.B
“Një LDK duke qenë e bashkuar dhe që do të arrinte me propozu një kryeministër që kundërshton Kadri Veselin kjo do të ishte perfekte “ ka theksuar Konjufca.


