Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mohuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ai i Shqipërisë Edi Rama kanë raporte të ngrira mes vete.
“Unë nuk mendoj që asnjëherë ne kemi pasur një ngrirje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ne si përfaqësues të institucioneve kemi qenë në nivel të detyrës për ta transmetuar një ndjenjë, e kjo është ndjenja e dashurisë, e vëllazërisë. Kështu kanë vepruar edhe qeveritë dhe nëse ju dëshironi që një mos pajtim eventual të kryeministrave ta paraqisni si diçka qe reflekton marrëdhëniet e dy shteteve, kjo nuk qëndron fare”