Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti Thaçi caktimin e menjëhershëm të datës së zgjedhjeve, në të kundërtën paralajmëruan thirrjen e një seancë të vetëshpërberjes.
Nënkryetari i kësaj partie Glauk Konjufca i dha ultimatum presidentit Thaçi të thërras mbledhjen për caktimin e datës se zgjedhjeve, e nëse shihet që po tentohet për manipulime për të vendosur emër tjetër të kryeministrit kjo gjë nuk do të lejohet.
‘Nëse në këtë javë nuk caktohet data e zgjedhjeve ne Kosovë, atëherë VV e para nuk do të marrë pjesë ne asnjë mbledhje ku do te ngritët çështja e mandatarit. Këtë javë presidenti duhet ti thërras partitë politike në një mbledhje ku do të caktohet data e zgjedhjeve vetëm ajo ka kuptim. Nëse ne konsiderojmë se presidenti po manipulon atëherë Vetëvendosje dhe LDK do thërrasin seancë të jashtëzakonshme për vetëshpërberjen e kuvendit në mënyrë që ti pamundësohet PAN-it që Ramushin ta zëvendësojnë me ndonjë emër tjetër’ , tha Konjufca.
Ai i pyetur nga Kosova Post, nëse do të jenë pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse të mundshme, Konjufca la të kuptohet se Vetëvendosje nuk do pranojë në asnjë formë te jetë pjesë e qeverisë teknike.
Sipas tij qeveria Haradinaj edhe ashtu kishe funksionuar me këmbë të qepura, andaj vendit i nevojitet një qeveri e re.