Konstituohet në Komisionin e Ligjeve grupi i punës për ligjet me 84 vota

Mos i humb

Grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, si dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në BE, është konsistuar pas mbledhjes mes palëve.

Pas përfundimit të mbledhjes, Oerd Bylykbashi është shprehur se çështja kryesore që do të jenë objekt i këtij grupi prej 6 anëtarësh do të jenë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi është shprehur se u vendos që prioritet i këtij grupi të jetë Reforma Zgjedhore.

Oerd Bylykbashi: Sot konstituam grupin që përbehet prej 6 anëtarësh. Diskutuam dhe çështja kryesore: Listimi i çështjeve që do të jenë objekti i punës i këtij mekanizimi dialogu, ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ajo që u ra dakord, çështja prioritare që do të diskutohet nga ky mekanizëm është Reforma Zgjedhore dhe të gjitha çështjet që mund të prekin dhe ligje të tjera që garantojnë në garantimin e standardeve. Prioriteti i punës është trajtimi i Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore ka qenë çështje vullnetit politik, përveçse është një detyrim që detyron të gjitha shtetet të ndjekin rekomandimet e OSBE-ODIHR. Nëse do të ketë vullnet nga mazhoranca, angazhimi do të jetë i plotë. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë, duhet të shohim kush janë zgjidhjet konkrete.

Bylykbashi u shpreh se puna që do të bëjë ky grup pune do të jetë transparent dhe do të ndjekin praktikat më të mira që kanë pasur deri më tani.

Oerd BylykbashiAjo që ramë dakord që do të listohen dhe përcaktohen objekti i punës se cilat janë çështjet prezente në kuvend për t’u zgjidhur dhe çdo gjë në hapësirë që do të përcaktojë komisioni. Puna që do të bëjë ky grup do të jetë transparente. Do të ndjekim praktiakt më të mira që kemi pasur deri më sot. E nevojshme të kemi mundësinë që të punohet që të ketë efikasitet.

Sipas marrëveshjes, mes palëve ky grup ka 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Nga Partia Socialiste anëtarë janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se anëtarët e opozitës do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë, ndërsa vendi i tretë iu ofrua grupimit të deputetëve të PD-së që mbështesin Lulzim Basha. Ky i fundit nuk ka pranuar, ashtu siç e ka bërë edhe më herët të ditur publikisht dhe për rrjedhojë, anëtare zëvendësuese është Dhurata Çupi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit