“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Presidenti Begaj vijon sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Ndërkohë që PD ka refuzuar, në Presidencë ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi.
Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e QZ-së Ilirjan Celibashi.


