Kontroll gjigandëve të internetit: burimi më i vlefshëm në botë, jo nafta por informacioni

Mos i humb

Industria e të dhënave kërkon qasje të re me rregulla kundër trusteve dhe monopolizimit.

Dalja e një burimi të ri nxit gjithnjë një industri të re e joshëse, duke kërkuar po ashtu edhe rregulla anti-trust për të kufizuar ata që e kontrollojnë fluksin. Një shekull më parë, burimi në fjalë ishte nafta. Tashmë, shqetësime të ngjashme me atë kohë po ngrihen nga gjigandët që menaxhojnë të dhënat, naftën e epokës dixhitale. Këta titanë – Alphabet (kompania nënë e Google), Amazon, Apple, Facebook dhe Microsoft- duken të pandalshëm. Ato janë pesë kompanitë e listuara si më të shtrenjtat në botë. Përfitimet e tyre po vërshojnë: së bashku ato kapën 25 miliardë dollarë fitime neto në

çerekun e parë të vitit 2017. Amazon merr gjysmën e të gjithë dollarëve që shpenzohen online në Amerikë. Google dhe Facebook kanë marrë pothuajse gjithë rritjen e të ardhurave që u raportua në reklamimin dixital në Amerikë, vitin e kaluar.

Një dominim i tillë ka nxitur apelet që gjigandët e teknologjisë të thyhen, ashtu si u bë me Standard Oil në fillim të shekullit të 20-të.

Në fakt, vetëm madhësia nuk përbën krim. Suksesi i gjigandëve ka sjellë përfitime edhe për konsumatorët. Pak duan të jetojnë pa motorrin kërkimor Google, pa përcjelljen e përditshme të Amazon dhe pa përditësimin e Facebook. As vetë kompanitë nuk e kanë problem kur aplikohen standardet kundër trusteve. Jo vetëm që ato nuk rëndojnë konsumatorin, por shumë prej shërbimeve të tyre janë pa pagesë (përdoruesit paguajnë në fakt, duke u dhënë kompanive më shumë të dhëna). Merr llogaritë e rivalëve offline dhe aksionet e tyre nuk do përbëjnë me shqetësim. Dhe hyrja në treg e markave të reja si Snapchat sugjeron se edhe të sapombërriturit në treg mund të arrijnë sukses.

Por, ka një arsye për t’u shqetësuar. Kontrolli i të dhënave u jep kompanive të internetit, pushtet të pamatshëm. Mënyrat e vjetra të të menduarit për konkurrencën, që vijnë nga epoka e naftës, duken të vjetëruara në atë që tashmë po quhet “ekonomia e të dhënave”. Duhet një qasje e re.

Çfarë ka ndryshuar? Telefonët smart dhe interneti ka sjellë bollshmëri të dhënash dhe me më shumë vlerë. Nëse nisesh për vrap, sheh televizor apo thjesht qëndron duke pritur në trafik, virtualisht çdo aktivitet krijon një gjurmë dixhitale – më shumë lëndë të parë për distileritë e të dhënave. Pasi mjetet që nga ora dixhitale e deri tek makinat lidhen me internetin, volume rritet: ka nga ata që vlerësojnë se një makinë pa shofer do të gjenerojë 100 gigabajtë për sekondër. Ndërkaq, teknikat e inteligjencës artificiale nxjerrin më shumë vlerë nga të dhënat. Algoritmet mund të parashikojnë se kur një klient është gati të blejë, kur një makinë ka nevojë për servis apo kur një person rrezikohet nga një sëmundje. Gjigandët industrial si GE dhe Siemens tashmë e shesin veten si kompani të dhënash.

Ky bollëk të dhënash ndryshon natyrën e konkurrencës. Gjigandët e teknologjisë gjithnjë kanë përfituar nga efektet e rrjetit: sa më shumë përdorues hyjnë në Facebook, as më tërheqës kjo bëhet për të tjerët. Duke mbledhur më shumë të dhëna, një kompani hap rrugën për të përmirësuar produktet e veta dhe kjo tërheq më shumë përdorues, duke gjeneruar edhe më shumë të dhëna e kështu me radhë.

Natyra e të dhënave i bën metodat e vjetra të kontrollit të trusteve më pak të efektshme. Ndarja e një kompanie si Google në pesë të tjera, nuk do të ndalë efektet e rrjetit: me kohën, një prej këtyre kompanive do të bëhet sërish dominuese.

Rikrijimi i masave kundër trusteve në epokën e informacionit nuk do të jetë i lehtë. Në këtë detyrë ka plot rreziqe: nxjerrja e më shumë të dhënave për shembull, mund të cënojë privatësinë. Por nëse qeveritë nuk duan një ekonomi të të dhënave të dominuar nga pak gjigandë, do t’u duhet të veprojnë shpejt.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit