Siç bëhet e ditur në njoftim, takimin e parë Hoti sot e zhvilloi me drejtorët e shkollave Komunës së Vitisë, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri si dhe Drejtoresha Komunale e Arsimit Fatbardha Emini.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Hoti.
Drejtorët e shkollave e mirëpritën programin duke thënë se do të punojnë në implementimin sa më të mirë të tij.
Po ashtu, Hoti u prit në takim edhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili pas nënshkrimit të memorandumit, ritheksoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim.
Takimet me drejtorë të shkollave do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.