Korbat e kurorës/ Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Mos i humb

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folen e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që kujdeset për ta. Ata njihen ndryshe si korbat e kurorës, dhe konsiderohen si zogjtë mbrojtës të Britanisë.

Sipas një legjende të rrënjosur fort në imagjinatën kolektive britanike, nëse të gjithë korbat do të largoheshin nga kulla, Mbretëria do të rrëzohej dhe vendi do të zhytej në kaos. Për të shmangur këtë tragjedi, korbat mbikëqyren nga një kujdestar i posaçëm, dhe ai është Chris Skaife.

I njohur ndryshe si “Mjeshtri i Korbave”, Skaife u përball me një sfidë të vështirë gjatë bllokimit të vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ai duhej të gjente mënyra për të argëtuar zogjtë, të cilët mbetën pa vizitorë për të luajtur ose vjedhur ushqim.

Kjo shtoi frikën se ata mund të fluturonin larg për të gjetur diçka për të ngrënë diku tjetër duke rrezikuar legjendën shekullore. Historikisht, korbat e egër ishin të zakonshëm në të gjithë Britaninë, madje edhe në qytete.

Kur ata u shfarosën nga shumica e foleve të tyre tradicionale, përfshirë Londrën, Mbreti Charls II I cili mbretëroi në vitet 1660-1685 vendosi t’i mbante robër në Kullë. Prej asaj kohë, të kthyer në mit dhe legjendë, korbat e zbutur ruajnë Kullën e famshme të Londrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit