Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut javën e ardhshme do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë.
Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, ministri i Mashkimit të Koresë së Jugut, Cho Myoung-gyon, ka njoftuar se përfaqësues të nivelit të lartë nga dy vendet do të takohen më 13 gusht në fshatin e armëpushimit Panmunjom, në kufirin e dy vendeve.
Cho vuri në dukje se në takim do të rishikohen zbatimet e vendimeve të marra në samitin e kryer më parë nga liderët e dy vendeve si dhe përgatitjet për një samit të ri.
Samiti historik i presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un u mbajt më 27 prill në fshatin e armëpushimit Panmunjom, në kufirin mes dy vendeve.
Në samit u arrit një konsensus mbi pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe transformimin e armëpushimit ekzistues në një marrëveshje të përhershme të paqes.


