Koreja e Jugut dhe SHBA anulojnë stërvitjet ushtarake për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Ushtritë e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së të enjten shtynë stërvitjet e përbashkëta vjetore ushtarake për shkak të koronavirusit, me të cilën u infektuan pjesëtarë të forcave të armatosura nga të dyja vendet, për çka i mbyllën bazat dhe një numër i madh trupash mbeti në karantinë (AA).

Diku 20 ushtarë jugkorean dhe një ushtar amerikan me shërbim në Korenë e Jugut rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, i cili ka infektuar qindra njerëz në vendin aziatik.

Koreja e Jugut tashmë ka pezulluar stërvitjen e saj në terren, ka vendosur 9.570 trupa në karantinë dhe ndaloi shumicën e ushtarëve në shërbim që të largohen nga bazat. Ushtria amerikane mbylli disa reparte në disa baza dhe nxiti personelin e saj që të shmangte shtrëngimin e duarve dhe tubimet e mëdha.

“Stërvitjet e përbashkëta të planifikuara për gjysmën e parë të këtij viti do të shtyhen deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha Kim Joon Rak, zëdhënës i Shtabeve të Përbashkëta të Koresë së Jugut.

Kim tha se Gjenerali Park Han-ki, Shefi i Shtabit të Përbashkët, kishte sugjeruar shtyrjen e stërvitjes për sigurinë e trupave, të cilën e pranoi Robert Abrams, shefi i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut.

Ekspertët thonë se shtyrja ishte e pashmangshme sepse përhapja e mundshme e koronavirusit në kazerma mund të dobësonte ndjeshëm aftësinë ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit