“Milicët e Haftarit vranë 21 civilë brenda 41 ditëve”

Mos i humb

Si pasojë e sulmeve të milicëve në lindje të Libisë, besnikë të gjeneralit renegat libian Khalifa Haftar, në 41 ditë kanë humbur jetën 21 civilë, ndërsa janë plagosur 31 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), e cila gëzon njohje të Kombeve të Bashkuara (OKB), pavarësisht thirrjes së ministrave të Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë, milicët e Haftarit shumë herë shkelën armëpushimin.

Në sulmet me raketë ndaj vendbanimeve civile në pjesët jugore të Tripolit dhe qyteteve tjera mes 9 janarit dhe 20 shkurtit, kanë humbur jetën 21 civilë.

Mes të vdekurve gjenden gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa janë plagosur edhe 31 civilë.

Pavarësisht se palët në Libi më 12 janar pranuar ofertën e Turqisë dhe Rusisë për armëpushim, milicët e Haftarit vazhdojnë të shkelin armëpushimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit