Koreja e Jugut ndal transmetimin e propagandës kundër Veriut

Mos i humb

 

 

 

Koreja e Jugut para takimeve të presidentit të saj Moon Jae-in me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të cilat do të realizohen këtë javë, i ndaloi transmetimet propaganduese në kufirin me Veriun.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut ka njoftuar se para samitit të kësaj jave, ku do të takohen Kim dhe Moon, janë shuar altoparlantët për propagandë në kufi.

Duke bërë të ditur se altoparlantët janë shuar me qëllim të uljes së tensioneve ushtarake dhe për të përgaditur një mjedis të përshtatshëm për takime paqësore, në deklaratë shprehet shpresa që ky veprim të jetë një udhërrëfyes edhe për palën tjetër për t’i dhënë fund veprimeve propaganduese.

Pas testimit të katërt bërthamor të Koresë së Veriut në fillim të vitit 2016, qeveria e Seulit nga altoparlantët në kufi kishte filluar të transmetojë me një zë të lartë mesazhe propaganduese dhe këngë koreane të zhanrit pop.

Samiti do të mbahet më 27 prill në “Shtëpinë e Paqes” (Peace House), e cila ndodhet në pjesën jugore të rajonit të paarmatosur midis të dy shteteve, në Panmunjom.

Samitet midis Koresë së Veriut dhe të Jugut së fundi ishin mbajtur në vitin 2000 dhe në vitin 2007 në Pyongyang.

Planifikohet që Kim deri në muajin qershor të takohet edhe me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit